03 Maj 2024

Jahjaga: Kosova nuk ka vendosur precedent

Washington, 19 dhjetor - The Washinton Times në numrin e sotëm i ka kushtuar një shkrim të gjatë presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjagës.

Gazeta ndër më të fuqishmet në SHBA shkruan se presidentja e Kosovës vihet në siklet kur shteti i saj, 3-vjeçar, krahasohet me rajone të tjera me lëvizje separatiste, qoftë me atë të veriut të Spanjës, Lindjen e Mesme, ish-bllokun sovjetik, apo Azinë.

“Kosova nuk ka vendosur precedent”, ka thënë Presidentja Atifete Jahjaga për redaktorët dhe gazetarët e Washington Times. “Unë nuk dua të shoh krahasime me ndonjë rast tjetër, apo me rrethana tjera, apo me ndonjë vend tjetër. Ne jemi një rast në vete “, raporton The Washington Times.

Sipas kësaj gazete, Znj Jahjaga është gruaja e parë në zyrën më të lartë të një shteti në Ballkan, dhe ajo është vetëm 36 vjeçare.

Këto fakte, sipas gazetës, kanë frymëzuar titujt e gazetave, si dhe publikun gjatë vizitës së saj të fundit në SHBA.

“Ne duhet të harrojmë të kaluarën”, tha znj Jahjaga. “Historia është diçka për të cilën edhe sot po i paguajmë pasojat, dhe e ardhmja është integrimi”.

“Ne të gjithë si popuj, si qytetarë, si udhëheqës të të dyja vendeve, duhet të shikojmë në këtë drejtim”, ka thënë ajo, raporton gazeta në një shkrim të gjatë për presidenten Jahjaga. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)