Jahjaga: Kosova nuk do të bëhet strehimore e ekstremizmit
Prishtinë, 12 dhjetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i është drejtuar sot Kuvendit, siç tha ajo për ti treguar sfidat dhe sukseset në përmbushjen e vizionit për të cilin gjenerata të tëra kanë sakrifikuar për të realizuar këtë projekt madhor, që ka sjellë paqen dhe stabilitetin për gjithë rajonin e Evropës Juglindore dhe për Evropën në tërësi.
\"Sot, kur kemi përmbyllur një proces të suksesshëm të zgjedhjeve komunale, ne qëndrojmë së bashku për të vlerësuar punën dhe angazhimin tonë brenda një viti në ndërtimin e vlerave demokratike dhe për të përcaktuar synimet tona për një të ardhme të afërt.\"
\"Këto zgjedhje kanë treguar se jemi të përgjegjshëm në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të rëndësishëm ku vota e qytetarit të Republikës së Kosovës, si e drejtë e shenjtë e tij, është dëshmuar të jetë e lirë, shprehje e vullnetit të tyre i mishëruar edhe në Kushtetutën e Kosovës\", ka theksuar ajo.
Jahjaga ka shtuar se me këto zgjedhje, që për herë të parë janë mbajtur njëkohësisht në tërë territorin e vendit, i kemi afruar qytetarët tanë më afër njëri-tjetrit, duke filluar integrimin e të gjitha komuniteteve në shoqërinë dhe institucionet e vendit.
Presidentja në raportimin e saj ka deklaruar se Kosova vazhdon të punojë shumë për integrimin në Bashkimin Evropian. Si synim kemi anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, njëherit në BE, NATO, dhe të gjitha mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, pasi që kjo është e ardhmja jonë. Integrimi në BE është i mundur dhe do të arrihet, tha Jahjaga.
Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Jahjaga tha se ka edhe shumë sfida që mbesin për tu zbatuar. Si lufta kundër krimit të organizuar dhe zbatimi dhe sundimi i rendit dhe ligjit.
Ndërkaq sa i përket ikjes së shumë të rinjëve jashtë Kosovës ajo tha : Nuk duam të shohim se si të rinjtë tanë po ikin nga Kosova, një qytetarë më shumë do të doja të qëndrojë në vend, për ta ndihmuar Kosovën të shkojë përpara. Qindra investime të mëdha e të vogla e atyre të huaja, janë varur dhe varen nga mundësia dhe vullneti. E ardhmja është në duart tona, që rrënjësisht ta transformojmë Kosovën, tha Jahjaga.
Jahjaga foli edhe për ekstremizmin në Kosovë si dhe fenomeni e të rinjve që po shkojnë në luftën e Sirisë.
Sipas saj, Kosova duhet ta ruaj edhe karakterin laik në Kosovë. Nuk kërkojmë që askush të ndryshojë bindjen e vet fetare. Kosova kurrë ska qenë vend i krizave fetare. Jemi shtet edhe i myslimanëve edhe katolikëve, i jobesimtarëve ortodoksëve. Jemi shtetit qytetar
Qytetarët e Kosovës, nuk duhet të përfshihen në luftëra jashtë vendit, coftë për para apo për çfarëdo tjetër. Të rinjtë tanë nuk duhet përfshirë në vendet që luftojnë kundër diktaturave. Ne po synojmë të vendosim paqe.
Tha se Kosova, po sfidon problemin e radikalizmit. Do ta kemi të vështirë, asnjë lloj ekstremizmi nuk do të zë vend në Kosovë.
Kosova nuk do të bëhet strehimore e ekstremizmit.
Foli edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe ndërtimin e autostradave që sipas saj ndihmojnë rritjen ekonomike.
Unë besoj fuqishëm të përballemi me problemet që na presin. Kemi bërë të pamundurën dhe Kosova është e jona. Unë do vazhdoj ti kryej të gjitha obligimet ligjore.