22 Janar 2025

Jahjaga: Kosova e përkushtuar ta mbrojë identitetin etnik

Prishtinë, 23 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion nga Unioni i Romëve të Ballkanit - BAROM me përfaqësues të romëve nga Turqia, Maqedonia dhe nga Kosova, i cili udhëhiqej nga kryetari i këtij Unioni, Nexhdet Mustafa, njëherësh ministër pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë.

Presidentja Jahjaga me delegacionin nga BAROM-i bisedoi për të drejtat, liritë dhe kushtet në të cilat jetojnë dhe veprojnë qytetarët romë të Kosovës.

Me këtë rast Presidentja Jahjaga theksoi se Kushtetuta e Republikës së Kosovës ju garanton të gjithë qytetarëve, të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, të drejta dhe liri të barabarta.

Ajo tha se institucionet  e Kosovës janë të përkushtuara ta mbrojnë identitetin etnik, kulturor dhe fetar të të gjitha komuniteteve. 

Presidentja Jahjaga e përgëzoi z. Mustafa për nismën dhe i dëshiroi  suksese në realizimin e misionit të Unionit të Romëve të Ballkanit. Ajo shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për përmirësimin e vazhdueshëm dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Kryetari i Unionit të Romëve të Ballkanit, Nexhdet Mustafa, tha se mision i  tyre është përmirësimi i kushteve të jetës dhe të punës, si dhe integrimi i romëve në shoqëritë dhe në institucionet në të gjitha vendet e Ballkanit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)