Jahjaga: Kosova e gatshme ti marrë të gjitha përgjegjësitë
Prishtinë, 9 shtator - Presidentja Atifete Jahjaga ka deklaruar se akti i përmbylljes së pavarësisë është padyshim një moment i rëndësishëm dhe historik për Kosovën.
Kjo është një e arritur e qytetareve, e institucioneve të Kosovës dhe e faktorit ndërkombëtarë, që vazhdimisht e ka përkrahur Kosovën në rrugën e shtet-ndërtimit, ka theksuar presidentja Jahjaga, një ditë para se të mbahet ceremonia zyrtare e organizuar nga institucionet e Kosovës me rastin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.
Presidentja Jahjaga në një intervistë për RTK ka theksuar se Kosova është e gatshme ti marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të vazhduar me tutje fuqizimin e shtetit, demokracisë dhe zhvillimet e përgjithshme.
Duke komentuar raportet e Kosovës me fqinj, veçmas me Serbinë, presidentja ka nënvizuar se Kosova nuk duhet ti druhet dialogut me Serbinë për të avancuar raportet ne rrugën evropiane.