29 Prill 2024

Jahjaga: Korrupsioni po kërcënon shoqërinë tonë

Prishtinë, 12 prill -  Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, sot në Prishtinë u mbajt takimi i dytë i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, temë e të cilit ishte shqyrtimi i kornizës legjislative dhe identifikimi i mënyrave për fuqizimin e kornizës ligjore ekzistuese për luftimin e korrupsionit.

Presidentja Jahjaga tha se korrupsioni është një e keqe që po kërcënon shoqërinë tonë, integritetin institucional të shtetit tonë dhe rrugën tonë drejt prosperitetit.

Ky fenomen dëmton stabilitetin ekonomik sepse krijon klimë jo të sigurt dhe të pavolitshme dhe largon investimet e huaja si dhe ul nivelin e kapitalit të huaj.

"Kosova ofron kushtet e nevojshme për të tërhequr investime të huaja, por korrupsioni po e rrezikon klimën favorizuese të tregut tonë, duke mos reflektuar një treg serioz që respekton parimet e lirisë së tregut. Por, duke reflektuar një treg ku ryshfeti përcakton rregullat e lojës”, tha Jahjaga.

Korrupsioni siç ka thënë Jahjaga e rrezikon moralin e shoqërisë sonë, duke u përdorur si instrument i përzgjedhur i qytetarëve për të kryer punë.

"Ne si shoqëri dhe institucione e kemi për obligim që të eliminojmë bindjet se rruga më e lehtë dhe më e shkurtër drejt arritjes së qëllimeve të caktuara është korrupsioni."

 Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në fjalimin e tij të mbajtur para anëtarëve të këtij këshilli, Zëvendëskryeministri Kuçi tha si Ministër i Drejtësisë dhe si Zëvendëskryeministër për Rend dhe Ligj besoj fuqishëm që themelet e kësaj lufte janë pikërisht ligjet e mirëfillta të cilat mundësojnë një luftë të tillë dhe pikërisht në këtë drejtim jam përpjekur që ta drejtoj Ministrinë e Drejtësisë e cila e mbanë rolin kyç në krijimin e këtyre bazave me ligje.

"Keqpërdorimi i detyrës zyrtare, përveç që është definuar shuam mirë, tani mund të dënohet me deri në 12 vite burgim, për dallim nga 10 vite siç ishte në Kodin e kaluar dhe të njëjtat ndryshime janë bërë edhe për mashtrimin në detyrë zyrtare."

"Është rritur dënimi për pranimin e ryshfetit apo mitos deri në 10 vite siç ishte, tani është bërë deri në 12 vite, apo me minimum prej një viti nëse shuma e mitos është më shumë së 15,000 euro. (Neni 427) Gjithashtu edhe dhënia e mitos (jo vetëm marrja e mitos) është e dënueshme deri në 8 vite burgim", theksoi Kuqi.

Ndërsa, zëvendësshefi i EULEX-it Andy Sparks theksoi se te pasurit në Kosovë e kanë jetën shumë të lehtë, gjejnë punë, ndërsa të varfëritë humbin shpresën për të ardhmen. Sparks ka cituar pjesë të fjalimit të ambasadorit amerikan Dell, i cili nuk ka përjashtuar asnjë subjekt politik nga përfshirja në afera korruptive. Ai tha se Euleksi do të ndihmojë në betejën kundër korrupsionit.

“Ne nuk jemi perfekt, edhe ne kemi bërë gabime, madje edhe serioze. Por me mandatin e tij ekzekutiv EULEX-i deri më tani është duke hetuar 90 raste, ku në 46 prej tyre ka dhënë vendimin. EULEX-i është duke e luftuar korrupsionin me ekipe të përziere , së bashku me prokurore dhe policë kosovarë”, ka thënë Sparks.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)