21 Janar 2025

Jahjaga kërkon mbështetje institucionale për viktimat civile të luftës

Prishtinë, 24 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pati një takim me Drejtoreshën  e Qendrës  Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), zonjën Feride Rushiti dhe një grup të viktimave civile të luftës të cilat marrin shërbime nga kjo qendër.

Presidentja Jahjaga përgëzoi punën e kësaj Qendre, duke shprehur përkushtimin institucional për viktimat civile të luftës dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo theksoi nevojën e mbështetjes institucionale dhe shoqërore për trajtimin me dinjitet për kategoritë më të ndjeshme të luftës dhe shprehu vlerësimin më të lartë për sakrificën e tyre.

Presidentja Jahjaga shprehu falënderimin e saj për përkrahjen e vazhdueshme të kësaj qendre dhe të të gjithë organizatave joqeveritare të grave që i kanë dhënë viktimave civile dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar se institucionet dhe e gjithë shoqëria duhet të punojnë së bashku për të garantuar rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e tyre.

Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ofruar shërbimet e parapara me ligjet e vendit për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)