Jahjaga kërkon distancim të organizatorëve nga dhuna
Prishtinë 24 janar - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dënon ashpër aktet vandale që ndodhën në protestë.
\"E konsideroj protestën e sotme në Prishtinë si një të drejtë demokratike të qytetarëve të Kosovës për të shprehur kërkesat e tyre. Megjithëkëtë dënoj ashpër aktet vandale të një grupi të vogël protestuesish ndaj pronës publike dhe private të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kërkoj që organizatorët e protestës të distancohen nga turmat që po sulmojnë Policinë e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e Kosovës e bizneset në qytet\", thuhet në deklaratën e Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga
Ajo ka deklaruar se e drejta për të protestuar është e drejtë e pamohueshme që garantohet dhe ushtrohet në çdo demokraci, por atë e përcjellë edhe përgjegjësia për të ruajtur rendin publik dhe pronën e ndërtuar me shumë sakrificë, djersë e mund nga qytetarët e Kosovës.
\"Ftoj të gjitha palët për qetësi dhe demonstrim te pjekurisë politike dhe shoqërore\", thuhet në deklaratën e Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.