03 Maj 2024

Jahjaga kërkoi nga UNMIK të mos organizoj zgjedhjet serbe

Prishtinë, 20 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, zotëri Farid Zarif.

Zotëri Zarif, me kërkesën e të cilit u zhvillua takimi, u interesua për qëndrimin e Presidentes Jahjaga për zgjedhjet e paralajmëruara të Republikës së Serbisë edhe në territorin e Republikës së Kosovës. Ai tha se misioni i UNMIK-ut do të jap së shpejti një përgjigje për qëndrimin për zgjedhjet e Republikës së Serbisë, pasi të ketë dëgjuar palët për këtë çështje.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, shfaqi shqetësimin e saj me qëllimin e Republikës së Serbisë për të mbajtur zgjedhje në territorin e Republikës së Kosovës, me të cilat shkelet sovraniteti i shtetit të Kosovës, sfidohet integriteti territorial dhe destabilizohet vendi.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova nuk mund të lejojë asnjë shtet fqinj, ose përfaqësuesit e tij që udhëheqin me strukturat paralele ilegale brenda territorit të Kosovës, që të organizojë çfarëdo zgjedhje kudo qoftë në Republikën e Kosovës.

Ajo tha se çdo përpjekje e Republikës së Serbisë për të organizuar çfarëdo zgjedhje shënon shkelje të normave dhe ligjeve ndërkombëtare dhe të parimeve thelbësore evropiane.

Presidentja Jahjaga kërkoi nga shefi i UNMIK-ut që t’ia përcjellë shqetësimet edhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon dhe bashkëbiseduesve të tij në Republikën e Serbisë.

Ajo gjithashtu kërkoi nga zotëri Zarif që UNMIK-u të mos bëhet palë në organizimin e këtyre zgjedhjeve, meqë ato paraqesin një shembull të rrezikshëm që nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)