03 Maj 2024

Jahjaga: Kam marr përkrahjen dhe mbështetjen konkrete nga SHBA

Prishtinë, 20 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga u kthye sot nga vizita në SHBA me ç'rast në Aeroportin e Prishtinës, ajo pati një konferencë për media, në të cilën theksoi se vizita në SHBA ishte jashtëzakonisht e suksesshme.

Presidentja Jahjaga theksoi se gjatë vizitës në SHBA u takua me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me nënsekretaren amerikane të mbrojtjes, Michele Flournoy, me kryeprokurorin e SHBA-ve, Eric Holder, me drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Robert Mueller, pastaj me senatorët Mark Kirk dhe Ross Johnson, me ish-sekretaren amerikane te shtetit, Madeleine Albright, si dhe me një varg personalitetesh të njohura, ndërsa pati edhe dy ligjërata në dy universitete prestigjioze.

"Në takimet shtrova një varg çështjesh që janë në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës. Në të gjitha këto takime mora përkrahjen dhe mbështetjen konkrete, për të gjitha çështjet e diskutuara, tha Presidentja Jahjaga."

Më tej, Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është shtet i pavarur, është shtet sovran, ka integritetin e saj territorial dhe ka sovranitetin e saj dhe se përkrahja e SHBA për Republikën e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si shtet që është faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ajo theksoi se vizita në SHBA ishte në funksion të avancimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së.

Kosova tanimë nuk shihet vetëm si një shtet që ka nevojë për ndihmë, por shihet si një vend që mund të kontribuojë fuqishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke qenë një shembull i mirë i ndërtimit të jetës së përbashkët të qytetarëve, duke i respektuar vlerat që tanimë i kemi ndërtuar.

Po ashtu, ajo ka theënë se si shtet i kemi ngritur të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe jemi ta gatshëm të marrim pjesë në të gjitha misionit dhe iniciativat rajonale dhe ndërkombëtare, tha Presidentja Jahjaga.

Sa i përket korrupsionit Jahjaga ka thënë së është shumë e përkushtuar që ta fitoj luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe këtë ajo ka theksuar se mund ta bëjë vetëm nëse ka një organizim dhe një mobilizim të mirëfilltë përbrenda strukturave të vendit tonë dhe gjithsesi, që është e domosdoshme, që t’i përdorim dhe t’i aplikojmë edhe praktikat më të mira të shteteve të cilat kanë kaluar nëpër këtë fazë, kanë një përvojë, kanë një eksperiencë dhe një ekspertizë.

"Sapo të kthehem nga ky udhëtim do të filloj me formimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Është këshill kryesisht koordinues dhe këshillëdhënës brenda institucioneve dhe besoj që do të kemi një bashkëpunim brenda të gjitha institucioneve", ka theksuar ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)