21 Janar 2025

Jahjaga: Jemi lodhur si shoqëri nga shkalla e lartë e korrupsionit

Prishtinë, 12 dhjetor - Sot në konferencën e prokurorëve të shtetit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se shoqëria jonë është lodhur nga korrupsioni.

Institucionet nuk kanë vepruar siç duhet, prandaj është koha të përfundohet ky cikël i frikës dhe mosndëshkimit.

\"Ne jemi lodhur si shoqëri nga shkalla e lartë e korrupsionit. Ne kemi dëmtuar funksionimin e shtetit me politikat e mosndëshkimit të të gjithë atyre që janë përfshirë në afera korruptive.\"

\"Ne kemi goditur jo vetëm imazhin në skenën ndërkombëtare me këtë shkallë të perceptimit për korrupsionin. Dhe sërish nuk kemi vepruar aq dhe ashtu si duhet. Sot nuk është koha për të shprehur me fjalë përkushtimin për luftën kundër korrupsionit. Sot është koha që, për hir të mirëqenies së qytetarëve dhe për hir të bërjes së shtetit të Kosovës, ta gjejmë forcën dhe guximin e ta përfundojmë këtë cikël të frikës dhe të mosndëshkimit. Sot është koha ta bëjmë Kosovën vend të pakorruptuar\", ka theksuar Jahajga.

Ajo ka thënë se kanë kërkuar reforma në drejtësi sepse kjo është garanci në zhvillim dhe integrim.

“Askush nuk mund të vihet mbi ligjin dhe askush nuk mund të amnistohet. Ne jemi lodhur si shoqëri nga korrupsioni duke mbrojtur të korruptuarit. Nuk kemi vepruar ashtu siç duhet. Është koha ta përfundojmë këtë cikël të frikës dhe mosndëshkimit”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se nuk mund të shëmtohemi në një strehë të asnjë grupi ekstremist, por beteja jonë është edhe e brendshme duke treguar të rinjve se zgjidhja është në shkollë dhe jo duke iu bashkuar grupeve ekstremiste.

“Ne kemi dëshmuar se kemi forcë, aftësi dhe vullnet për ta bërë Kosovën pjesë të barabartë të arkitekturës globale të sigurisë dhe ta rreshtojmë atë përkrah të gjitha forcave demokratike në botë. Sepse, nuk mund të lejojmë që vlerat e lirisë dhe të demokracisë të sfidohen nga grupe ekstremiste dhe radikale.\"

\"Ne nuk mund të shndërrohemi në strehë të asnjë grupi ekstremist dhe prandaj jemi bërë partner global në luftën kundër këtij kërcënimi. Por, beteja jonë është edhe e brendshme, për të ndihmuar të gjithë të rinjtë e të rejat tona, që të mos bien pre e ekstremizmit  fetar, duke iu ofruar më shumë mundësi, më shumë shanse në jetë, më shumë arsimim dhe më shumë perspektivë.\"

\"Por, ne nuk do të lejojmë që cilido grup ekstremist të sfidojnë shoqërinë dhe shtetin tonë, nuk do të lejojmë ta godasin kushtetutën tonë dhe të lëkundin vlerat e diversitetit dhe tolerancën e harmoninë fetare, të ndërtuar me shumë mund brenda shekujve.”, ka thënë Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)