Jahjaga ishte e pranishme kur u vendos për mandatin e saj të shkurtuar
Kreu i LDK-ës, Isa Mustafa tha se nuk do të lëshoj pe nga respektimi i marrëveshjes së viti të kaluar për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se edhe vetë presidentja Jahjaga ka qenë e pranishme në prillin e vitit të kaluar, kur u vendos për mandatin e saj të shkurtuar. Mustafa thotë se LDK-ja do të qëndroj prapa marrëveshjes dhe do të kërkoj që ajo të zbatohet në tërësi.