22 Janar 2025

Jahjaga ia ndau diplomatit francez Medaljen Presidenciale të Meritave

Prishtinë, 9 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-zëvendëssekretarin e përgjithshëm të FIFA-s dhe ish-drejtorin për marrëdhënie ndërkombëtare të FIFA-s, diplomatin francez, zotëri Jerome Champagne, të cilit i ndau Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontributin e dhënë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

Zotëri Champagne në takim me Presidenten ishte i shoqëruar nga zëvendësambasadorja e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Lise Motomalaya, ministri Memli Krasniqi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokrri dhe përfaqësues të tjerë të sportit të Kosovës.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot është bashkë me Francën në dhembjen e saj për viktimat e pafajshme të një akti të tmerrshëm terrorist, të drejtuar kundër vlerave të përbashkëta dhe lirisë së shoqërive tona.

Presidentja Jahjaga, duke i shprehur mirënjohje z. Champagne për ndihmën e madhe që i ka dhënë sportit të Kosovës dhe në veçanti futbollit, tha se të rinjve dhe të rejave të Kosovës u është mundësuar që ta përfaqësojnë shtetin e tyre duke treguar gjithë talentin.

Diplomati francez, z. Jerome Champagne tha se është thellësisht i prekur nga mikpritja në Kosovë, nga mbështetja që populli francez ka marrë në këtë kohë të vështirë kur ka përjetuar sulmet terroriste dhe gjithashtu është i nderuar për mirënjohjen që ka marrë.

Ai tha se Kosova do të vazhdojë të ketë miqtë e saj në botë që do ta ndihmojnë atë në konsolidimin e sportit të saj dhe në veçanti të futbollit në skenën ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)