Jahjaga i thotë Mogherinit: Do ta krijojmë Gjykatën Speciale
Prishtinë, 16 dhjetor - Presidentja Atifete Jahjaga gjatë një bisede telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Fderica Mogherini, i ka thënë asaj se institucionet e reja në Kosovë janë të angazhuara për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës.
Siç njofton Zyrës së Presidentes, Jahjaga zhvilloi ka zhvilluar bisedën telefonike me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Zëvendës Presidenten e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, para miratimit të konkluzioneve për Kosovën nga Bashkimi Evropian.
Diskutimi u përqendrua në formimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe angazhimin për të përmbushur reformat e nevojshme për avancimin e agjendës evropiane të vendit.
Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për procesin e integrimit evropian të vendit, thuhet në njoftim.
Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e reja në Kosovë janë të angazhuara për të përmbushur përgjegjësitë dhe detyrimet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, formimin e Gjykatës Speciale të Kosovës, vazhdimin e dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe reformat e tjera si MSA-në dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave, si pjesë e agjendës më të gjerë evropiane të Kosovës.
Presidentja Jahjaga i bëri ftesë Përfaqësueses së Lartë të BE-së Mogherini të vizitojë Kosovën. Presidentja theksoi se vizita e saj do të jetë shumë e rëndësishme për t\'i takuar aktorët relevant dhe për të diskutuar rrugën përpara në temat që kanë të bëjnë me përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentes.