20 Janar 2025

Jahjaga i propozon Kuvendit, Besnik Osmanin për Auditor të Përgjithshëm

Prishtinë 3 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, bazuar në nenin 136 paragrafi 3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në Ligjin Nr. 03/L-075, për Themelimin e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, Dekretin për Kriteret dhe Procedurat për Përzgjedhjen e Kandidatit për të Propozuar për Auditor të Përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh raportin e Komisionit përzgjedhës për shqyrtimin, vlerësimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve potencialë për Auditor të Përgjithshëm të themeluar me vendimin e datës 16 dhjetor 2015, i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës Besnik Osmani kandidat për Auditor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Komisioni i përbërë nga një përfaqësues të Presidencës, Kuvendit, BQK-së, Universitetit të Prishtinës dhe shoqërisë civile, dhe me vëzhgues nga Sindikata e AP-së dhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, pas një procesi transparent të konkurrimit dhe intervistave, i ka propozuar Presidentes Jahjaga tre kandidatë për auditor të përgjithshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)