Jahjaga i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për asociacionin
Prishtinë, 30 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese.