23 Janar 2025

Jahjaga: Gratë janë pjesë e barabartë e shoqërisë

Prishtinë, 5 qershor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në lansimin e programit të rrjetit të grave profesioniste “Leadership and Growth Council”.

Ajo ka deklaruar se gratë janë pjesë e barabartë e shoqërisë, ato japin kontribut të vyer në zhvillimin e gjithmbarshëm të saj çdo ditë.

\"Pjesëmarrja e plotë dhe e barabartë e tyre në çdo fushë të jetës, në çdo nivel përfaqësimi, është qenësor për zhvillimin e gjithmbarshëm të një shoqërie\", ka theksuar ajo.

\"Po ashtu, dua ta mbyll edhe me një thënie të një mikeje tjetër të madhe Kosovës, Sekretares Olbright, e cila thotë që “armiku më i madh i secilës grua është vetë gruaja”. Sepse, ajo thotë se gjithmonë është një vend i rezervuar në ferr për të gjitha ato gra që nuk e përkrahin gruan. Dhe, unë i them se e para, por edhe si një profesioniste, ju duhet ta përkrahni gruan, sepse përmes përkrahjes grave, ato përkrahin vajzat e tyre në shtëpi dhe përkrahin vajzat e tjera në shoqëri\", ka pohuar ajo. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)