Jahjaga fton Nikoliqin në Kosovë
Prishtinë, 23 shtator - Besoj se një ndër takimet e ardhshme të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, do të mbahet në Kosovë, ku do të organizohet Samiti i presidentëve të shteteve të rajonit.
Jahjaga, si mikpritëse e këtij Samiti, i ka dërguar ftesë publike Nikolicit, thotë në një intervistë për Danas, këshilltari i Jahjagës, Arbër Vllahiu.
Jahjaga dhe Nikoliq deri tash janë takuar më shumë se pesë herë, që nga shkurti kur është mbajtur takimi i parë direkt në Bruksel, nën ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton.
Kjo ka vazhduar me forume dhe samite tjera, qoftë rajonale apo ndërkombëtare, thotë Vllahiu, i cili qëndroi në Beograd si pjesëmarrës i Forumit të Beogradit për Siguri.