Jahjaga: FSK shumë shpejt do të transformohet në ushtri
Prishtinë, 27 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga vizitoi sot kazermën Adem Jashari në Prishtinë dhe mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjatë vizitës ajo u shoqërua nga ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Në një deklaratë bërë me këtë rast, Presidentja Jahjaga tha se në Ditën e FSK-së, e shpallur ditë e hapur, në të cilën, së bashku me qytetarët, patëm rastin të shohim për së afërmi punët dhe aktivitetet e përgjithshme me të cilat merret FSK.
\"Unë shfrytëzoj rastin të uroj qytetarët e Republikës së Kosovës, gjeneralin dhe ministrin, por edhe gjithë këta djem dhe vajza të FSK-së për ditën e tyre, për avancimin dhe profesionalizimin e tyre të vazhdueshëm dhe për të gjitha të arriturat që ata kanë pasur deri tash.\"
\"Është pikërisht kjo që ne po shohim sot, që na bën krenarë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe për rrugën e tyre të transformimit në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe integrimin e mëtutjeshëm në NATO\", theksoi Jahjaga.
Duke u përgjigjur në pyetjen kur do të bëhet FKS ushtri, Presidentja Jahjaga tha se tanimë ka përfunduar procesi i rishikimit të sektorit të sigurisë dhe FSK dhe ajo që pamë sot dhe niveli i gatishmërisë dhe përgatitjes së tyre profesionale, po edhe nga aspekti i pajisjeve të tyre, tregon gatishmërinë e FSK-së.
\"Ne jemi në proces e sipër të transformimit të mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë dhe shumë shpejt Kosova do të hyjë edhe në marrëveshje speciale edhe me NATO-n për transformimin e mëtutjeshëm të kësaj force, theksoi Presidentja Jahjaga\", tha në fund presidentja Jahgaja.