Jahjaga emëron Valdet Sadikun zyrtarë ndërlidhes në Beograd
Prishtinë, 20 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shfuqizuar dekretin për emërimin e Lulzim Peci, dhe me dekret të veçantë e ka emëruar në detyrën e shefit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Beograd, ambasadorin e deritashëm në Zagreb, Valdet Sadiku.
Vendimi i presidentes Jahjaga, ka ardhur pas propozimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për emërimin e ambasadorit Sadiku në detyrën e zyrtarit ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Beograd.
Hapja e Misionit të Posaçëm diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane dhe të pavarura fqinje.