Jahjaga edhe një vit presidente
Prishtinë, 12 tetor - Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë Tracey Ann Jacobson këto ditë do ti bashkoj liderët kryesorë të vendit për ti zhbllokuar reformat kushtetuese dhe zgjedhore, e po ashtu do të arrihet edhe një kompromis rreth dorëheqjes së presidentes Atifete Jahjaga.
Në qoftë se çdo gjë shkon sipas planit, zhbllokimi I reformës zgjedhore dhe kushtetuese pritet të ndodhë këto ditë, pasi ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, do ti mbledhë liderët kryesorë të vendit.
Një burim brenda Presidencës i ka thënë gazetës Epoka e Re se në këtë takim pritet të arrihet një marrëveshje e re.
Sipas këtij burimi, në këtë marrëveshje presidentja Jahjaga do të zotohet se nuk do të bëhet pengesë dhe se posa të aprovohen ndryshimet kushtetuese, ajo do të japë dorëheqje.