21 Janar 2025

Jahjaga e Veseli urojnë Krishtlindjet Ortodokse

Prishtinë, 6 janar - Presidentja Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ia uroi Krishtlindjet Ortodokse shkëlqesisë së tij Peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, të cilët sot e festojnë festën e Krishtlindjeve sipas kalendarit julian.

Në urim thuhet:

I nderuar Peshkop Teodosije,

Me rastin e Krishtlindjeve, festës më solemne të krishterimit, Juve dhe të gjithë besimtarëve të fesë ortodokse në Kosovë ju përcjell urimet më të përzemërta.

Uroj që këtë festë më të gëzuar kristiane, ta festojmë në paqe, shëndet, lumturi dhe respekt të ndërsjellë. Që familjet tona të jenë të bekuara me fëmijë dhe që me shumë dashuri e harmoni ta ndërtojmë Kosovën tonë të përbashkët.

Nata e krishtlindjeve dhe Krishtlindja le të na sjellë ngrohtësinë dhe lumturinë në çdo shtëpi dhe le të na kujtojë lindjen e Jezu Krishtit. Festat e krishtlindjeve e kthejnë ndjenjën e bashkimit dhe faljes dhe na kujtojnë të gjithëve që në vete mbajmë dashuri, lumturi, mirëkuptim dhe tolerancë.

Krishtlindjet si dhe viti i cili është para nesh, le të na sjellin forcë, këmbëngulje dhe vendosmëri deri te përmbushja me sukses e qëllimeve tona të përcaktuara. Që në frymën e respektit dhe të tolerancës së ndërsjellë t’iu ndihmojmë të gjithë atyre të cilëve u nevojitet ndihma. Që së bashku të punojmë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke ecur përpara me hapa të përbashkët drejt një Kosove më të mirë dhe proevropiane.

\"I nderuari Peshkopi Teodosije, Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj edhe një herë, që këto ditë feste t’i kaloni në paqe, gëzim, mirëqenie shpirtërore dhe lumturi familjare\", thuhet në urimin e Jahjagës.

Po ashtu edhe me rastin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nëpërmjet një telegrami ka uruar Peshkopin Teodosije dhe të gjithë besimtarë ortodoksë në Republikën e Kosovës.

Në telegram thuhet:

“I nderuar Peshkop Teodosije,
Më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e Ditës së Krishtlindjes Ortodokse, juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë në Republikën e Kosovës.

Uroj që kjo ditë feste të shërbejë për të forcuar besimin dhe respektin e ndërsjellë; të mbizotërojë mirësia dhe vullneti dhe të vendosim së bashku për të punuar e ndërtuar një të ardhme ku të gjithë njerëzit mësojnë të duan njëri-tjetrin dhe të jetojnë së bashku në harmoni; për të realizuar shpresat tona për paqe, liri, tolerancë dhe drejtësi për të gjithë, pa dallim.

Në këtë ditë të shenjtë për Ju, ju uroj për shumë mote gëzuar Krishtlindjen!”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)