18 Janar 2025

Jahjaga e Thaçi urojn besimtarët myslimanë për festen e Bajramit

Prishtinë, 14 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë si dhe udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në urimin e Presidentes thuhet: "Uroj që kjo të jetë një ditë e gëzuar për të gjithë ju, një ditë të cilën do ta kaloni me familjet dhe me më të dashurit tuaj, duke shprehur respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin."

"Uroj që dita e Kurban Bajramit t’ju gjejë të bashkuar e të gëzuar, me të mirat dhe begatitë që na i ka falur Zoti. Lutem që, edhe sot, të përkujtojmë të gjithë ata që nuk janë më në mesin tonë, ata që punuan që ne të gëzojmë kohën në të cilën jetojmë", thuhet në urimin e Jahjages.

Ai thot se në këtë ditë feste, le të shohim rreth nesh ata që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe le t’ua zgjasim atyre dorën e ndihmës. Madhështia e festës së Kurban Bajramit sipas saj është pikërisht në solidaritetin dhe ndihmën për të tjerët.
 
Edhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.   

Festa e Kurban Bajramit  sipas tij e  lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzorë dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme.

Thaçi theksoi se edhe këtë vit, Festa e Kurban Bajramit e gjen Kosovën në rrugën e ndërtimit të shoqërisë së lirë, demokratike dhe paqësore, me respekt të ndërsjellë nga të gjithë qytetarët tanë.

"Shteti ynë po vazhdon rrugën drejt  zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim feje dhe etnie, ku respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore janë kushte themelore të demokracisë së shtetit tonë të ri."

"Në këtë ditë të shenjët, të kujtojmë rrugën e sakrificës që kaloi populli për të arritur lirinë, le të kujtojmë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë dhe të kujtojmë rrugën tonë drejt ndërtimit të shoqërisë sonë të zhvilluar dhe të integruara në proceset euro-atlantike" thotë Thaçi.

Qeveria e Kosovës sipas tij do të vazhdojë të jetë e angazhuar thellësisht, për mirëqenien dhe të ardhmen e ndritur për të gjithë qytetarëve të vet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)