Jahjaga e Thaçi në hapjen e Lojërave Olimpike Londra 2012
Prishtinë, 26 korrik - Me ftesë zyrtare të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Presidentja e Republikës së Kosova, zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Verore Londra 2012.
Po ashtu, i ftuar nga Lartmadhëria e Saj, Mbretëresha e Britanisë së Madhe, kryeministri Hashim Thaçi do të merr pjesë në darkën solemne për nder të fillimit të Lojërave Olimpike, që mbahet në London Guildhal, në mesin e më shumë se 180 burrështetasve nga tërë bota.
Në ceremoni do të marrin pjesë qindra udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota.