Jahjaga e Thaçi diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes
Prishtinë, 12 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në një takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës dhe ministrin e drejtësisë, zotëri Hajredin Kuçi.
Në takim u trajtuan çështjet aktuale, të përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës, dhe agjenda euroatlantike e vendit, çështjet konkrete të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu në takim u trajtuan edhe disa aspekte të ushtrimit të funksionimit të shtetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe angazhimin e misioneve ndërkombëtare në ndihmë të institucioneve të Kosovës.