16 Janar 2025

Jahjaga e Thaçi dënuan sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala

Prishtinë, 28 mars - Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës dënuan fuqishëm sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala, që u ka dhënë krah dhe mbështetje grave të dhunuara.

Sulmi fizik ndaj zonjës Bala është një akt qyqar, është goditje ndaj vlerave të shoqërisë sonë, që mëton të jetë demokratike dhe tolerante, dhe është edhe sulm ndaj asaj pjese të shoqërisë të cilës i nevojitet përkrahja e të gjithë neve.

"Dhuna fizike ndaj një aktivisteje është një vepër e patolerueshme dhe e papranueshme që kthen prapa zhvillimin demokratik të vendit dhe përpiqet ta përulë gjysmën e popullatës së Kosovës."

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës thekson se aktet e këtilla barbare nuk mund të mbesin të pandëshkuara dhe kërkon me forcë nga mekanizmat e sigurisë që të kapin sulmuesit dhe t’i vënë ata përpara drejtësisë.  

Ndërsa Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dënon ashpër sulmin fizik ndaj aktivistes Nazlie Bala.

Ky akt qyqar është i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe është në dëm të demokracisë së vendit tonë, thekson kryeministri.

Kryeministri Thaçi ka kërkuar veprimin e shpejtë dhe të vendosur të organeve kompetente, në mënyrë që të kapen akterët e këtij sulmi dhe të marrin dënimin e meriturar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)