22 Janar 2025

Jahjaga e Thaçi bisedojnë për ruajtjen e sigurisë kombëtare

Prishtinë, 9 tetor -  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e mekanizmave të sigurisë dhe drejtësisë për të bashkërenduar veprimet e institucioneve të vendit në ruajtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Në takimin e përbashkët, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, zotëri Shpend Maxhuni, drejtori i AKI-së, zotëri Bashkim Smakaj, u.d. së kryeprokurorit të shtetit, zotëri Sylë Hoxha, kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, zonja Sevdije Morina, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, zotëri Hamdi Ibrahimi, Kryetari i Gjykatës së Apelit, zotëri Salih Mekaj dhe Drejtori i Njësitit Anti-Terror në Policinë e Kosovës, zotëri Fatos Makolli, u diskutua për veprimet ndërinstitucionale të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe kërcënimeve që i kanoset Kosovës nga individët që dyshohet se kanë inspiruar dhe u janë bashkuar kauzës terroriste të Shtetit Islamik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)