03 Maj 2024

Jahjaga e Nikoliq kanë garantuar se do të mbështesin dialogun

Prishtinë, 6 shkurt - Ka përfunduar takimi i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Atifete Jahjaga dhe Tomisllav Nikoliq, i realizuar në kabinetin e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Baronesha Catherin Ashton ka deklaruar se takimi në mes të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb Tomisllav Nikoliq është zhvilluar në një atmosferë mjaftë konstruktive.

Ajo ka paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë kritike pasi do të bisedohet për veriun e Kosovës.

”Unë takova në Bruksel, presidentin Nikoliq dhe presidenten Jahjaga në frymë e normalizimit të marrëdhënie mes Prishtinës dhe Beogradit. Pasi i takova ata ndaras, unë pata po ashtu një takim të përbashkët me dy presidentët i cili ka kaluar një atmosferë mjaftë konstruktive. Ne kemi biseduar për dialogun aktual mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiq.

Dialogu aktual ka shënuar rezultate të mëdha duke iu falënderuar konstruktivitet të treguar nga të dyja palët. Ne tani në agjendë kemi çështjen e veriut të Kosovës dhe javët e ardhshme do të jenë kritike. Nikoliq dhe Jahjaga më kanë garantuar se ata do të mbështesin dialogun dhe më kanë bërë të qartë synimin për të ardhmen evropiane”, ka thënë Ashton në një komunikatë të lëshuar nga zyra e saj.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas takimit të parë me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq e ka quajtur atë një takim konstruktiv, që synon normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Ishte takimi i parë në nivel presidentësh të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë si shtete te pavarura e sovrane, të pranuara si subjekte ndërkombëtare. Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe i dhamë mbështetje të përgjithshme të normalizmit të marrëdhënieve me shtete e tona, që është në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve tanë, në funksion të paqes dhe stabilizmit në rajon dhe rrugës drejt BE-së. I dhamë mbështetje procesit të dialogut të kryeministrave që ka për qëllim gjetjen e zgjidhjeve në funksion të normalizimit”, u shpreh Jahjaga në një intervistë për RTK-në.

Presidentja Jahjaga ka thënë se takimi i kontribuon fqinjësisë së mirë. Ajo ka këmbëngulur sërish se për veriun e Kosovës nuk do të ketë asnjë status tjetër, pos atij që përcaktohet me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Presidentja e Kosovës ka thënë se nuk ka alternativë tjetër, dhe se propozimi për ndonjë autonomi eventuale për veriun do të bënte që serbët nga pjesët tjera të Kosovës të shpërnguleshin për në veri.

Jahjaga ka thënë se do të ketë vend edhe për takime të tjera me homologun e saj serb.

Kurse Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq ka deklaruar se i ka thënë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga se dialogu nuk mund të çojë ka një zgjidhje e përbashkët po që se ajo vazhdon të këmbëngulë në pavarësinë e Kosovës.

“I kam thënë se po që se këmbëngulë se Kosova është shtet i pavarur, dialogu nuk mund të lëvizë në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje të përbashkët, e cila do të mundësonte jetë më të mirë dhe anëtarësim në BE”, i ka thënë Nikoliq.

Ai ka shtuar se nga rrëfimet e librave për të drejtat e njeriut dhe për jetë më të mirë në anëtarësim në BE, Jahjaga ka insistuar me ngulm se dy shtetet e pavarura duhet të bashkëpunojnë sa më mirë dhe të harrojnë konfliktet e së kaluarës.

“Takimi si njoftim ka qenë idobishëm, por nëse nuk gjejmë tema të përbashkëta, ndaj të cilave do të kemi qëndrime të ngjashme, nuk shoh arsye për takime tjera”, u shpreh Nikoliq.

Ai ka theksuar se takimi i sotëm nuk ka qenë i motivuar me dëshirën e Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por me dëshirën e Serbisë që të qetësohen gjakrat.

“Dëshira e Serbisë është paqja në Ballkan”, ka thënë Nikolliq. Sipas tij pa Serbinë nuk ka Kosovë të pavarur dhe as vend të Kosovës në OKB. “Gjëja e fundit në jetën time do të ishte që Kosova të niset rrugës së pavarësisë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse do të ketë takime të reja me Jahjagën, Nikoliq ka thënë se fillimisht duhet gjetur tema të përbashkëta.

“Nëse diçka duhet bërë në mënyrë operative, do të duhet të gjejmë tema të përbashkëta. Nëse duam të përsërisim qëndrimet, atëherë mund të ketë takime. Edhe Koreja Veriore dhe Jugore me vite të tëra janë takuar për të thënë ‘mirëdita’, por, kjo nuk është zgjidhje. Do ta humbasim kohën e çmuar, dhe bota normale nuk mund të na presë gjatë”, ka thënë Nikolliq për mediat serbe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)