Jahjaga e Meta diskutuan për zhvillimet në Kosovë
Prishtinë, 6 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Presidentja Jahjaga dhe kryetari Meta diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet për të tejkaluar situatën e krijuar në vend.
Presidentja Jahjaga e njoftoi kryetarin Meta për angazhimin e saj për të krijuar kushtet për dialog politik mes koalicionit qeverisës dhe subjekteve politike opozitare.