Jahjaga duhet t'i ulë në një tryezë dy blloqet politike
Prishtinë, 21 shtator - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk ka çka shikon më si spektatore, por duhet ta përdorë të drejtën e saj kushtetuese për ti ulur në një tryezë dy blloqet politike në vend, PDK dhe VLAN, për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.
Kështu të paktën konsiderojnë analistët politik, sipas të cilëve, kriza po ndodh për shkak të demokracisë së brishtë kosovare dhe paaftësisë së palëve për të gjetur kompromis.
/Zëri/