Jahjaga: Do ti japim fund fletëarresteve të Serbisë
Prishtinë, 19 qershor - Kryetarja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se në javët në vijim do të bashkërendohemi me të gjitha institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për të adresuar një herë e përgjithmonë çështjen e fletearresteve të pabaza që po cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës
Ajo ka falënderuar institucionet e Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin e menjëhershëm dhe po e mirëpret kthimin e deputetit Ramush Haradinaj në Kosovë
\"Mirëpres kthimin e deputetit të Republikës së Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj pas ndalimit në Slloveni, veprim ky që është bërë sipas një fletarresti politik dhe të pabazë të lëshuar nga shteti i Serbisë\", ka shkruar ajo në Facebook.
\"Falënderoj institucionet e Republikës së Sllovenisë dhe instancat më të larta të shtetit mik për bashkëpunimin e menjëhershëm për t\'i dhënë fund këtij ndalimi të pabazë dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të zotëri Haradinajt\", ka theksuar ajo.
Sipas saj në javët në vijim do të bashkërendohemi me të gjitha institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare për të adresuar një herë e përgjithmonë çështjen e fletearresteve të pabaza që po cenojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës