16 Janar 2025

Jahjaga disktuoi me partitë jo parlamentare rreth zgjedhjeve

Prishtinë, 5 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka vazhduar sot takimet konsultative me disa parti dhe subjekte politike joparlamentare, me të cilat bisedoi rreth zgjedhjeve lokale dhe afatit të mbajtjes së tyre.

Sot, Presidentja Jahjaga ka takuar Majlinda Nushin dhe Kaçusha Jasharin nga PSD, Zef Morinën nga PDKI, Ukë Berishën nga PSHDK, Dren Zekën nga ADK, Hajrush Bajraliun nga LDD dhe Gjergj Dedajn nga PLK.

Në takimin me Presidenten Jahjaga, përfaqësuesit e subjekteve politike paraqitën qëndrimet e tyre rreth afatit për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe disa çështje të tjera që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.

Më 15 mars, Presidentja Jahjaga ka filluar konsultat me partitë dhe subjektet politike parlamentare për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Takimet me subjektet e tjera politike joparlamentare për zgjedhjet lokale Presidentja Jahjaga do t’i zhvillojë gjatë ditëve në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)