Jahjaga dënon vrasjen e këshilltarit të Asamblesë së Mitrovicës së Veriut
Presidentja Jahjaga e cilëson vrasjen e këshilltarit nga radhët e SLS si tentim për të zmbrapsur përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj që të vendosin rend dhe ligj dhe të normalizojnë e stabilizojnë çdo cep të territorit të vendit.
Presidentja Jahjaga kërkon nga organet e rendit që të marrin të gjitha masat për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti dhe për të sjellë përpara drejtësisë kryesit e kësaj vepre.