22 Janar 2025

Jahjaga dënon vandalizimin e pronës së Manastirit të Deçanit

Prishtinë, 12 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dënuar vandalizimin e pronës së Manastirit të Deçanit si një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm.

Presidentja Jahjaga theksoi se vandalizimi i një monumenti të trashëgimisë kulturore dhe të karakterit fetar nuk i kontribuon ndërtimit të mirëbesimit mes komuniteteve dhe bie ndesh me vlerat e tolerancës ndërfetare dhe etnike që janë vënë në gurthemelin e shtetit të Kosovës.

Presidentja Jahjaga ka përshëndetur veprimet e shpejta të forcave të rendit dhe sigurisë dhe inkurajon organet e drejtësisë që të ndërmarrin masa ndaj kryesve të kësaj vepre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)