20 Janar 2025

Jahjaga dënon shkruarjen e grafitit në Manastir të Deçanit

Prishtinë, 25 prill- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dënoi fuqishëm shkruarjen e grafitit në Manastir të Deçanit, një monument fetar dhe simbol i trashëgimisë kulturore të Kosovës, ndaj të cilës qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë treguar përkujdesje të veçantë.

Dëmtimi i monumenteve fetare paraqet një akt të papranueshëm dhe në kundërshtim të plotë me traditat e vlerat e qytetarëve të Kosovës, të mbështetura në tolerancë dhe respekt të plotë për komunitetet fetare dhe monumentet e tyre, dhe të ngërthyera edhe në Kushtetutën e shtetit tonë.

Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje mekanizmave të sigurisë që të zbulojnë kryesit e këtij akti të shëmtuar dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)