Jahjaga dekreton Ligjin e ri për Prokurim Publik
Prishtinë, 1 mars - Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekretuar Ligjin e ri për Prokurim Publik.
\"Ky ligj i shumëpritur përpos që përbën një nga kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave, është gjithashtu thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar\", ka thënë Jahjaga përmes një postimi në Facebook.
Sipas saj, zbatimi i këtij ligji, i identifikuar si jetik në luftën kundër korrupsionit në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsion dhe rekomandim i vazhdueshëm nga ky mekanizëm, do të sigurojë transparencën e domosdoshme në procesin e prokurimit dhe do të mundësojë lansimin e prokurimit elektronik në Kosovë.