Jahjaga dekretoi ndryshimin e ligjit për Buxhetin e Kosovës
Prishtinë, 20 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka dekretuar shpalljen e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012, i cili është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Dekretimi i Ligjit 04/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-079 është bërë bazuar në Nenin 80, pika 2 dhe në Nenin 85, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.