23 Janar 2025

Jahjaga: Bllokada ndikoi në liberalizimin e vizave

Prishtinë, 6 prill - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka fajësuar partitë politike se me vonesën gjashtëmujore për formimin e institucioneve kanë shtyrë edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Ajo ka vlerësuar se vonesat në formimin e institucioneve ka shtyrë edhe reformat e brendshme.

“Gjashtë muaj ta kemi një krizë të thellë politike, të mos krijimit të institucioneve, nuk ishte edhe aq mesazh i duhur ndaj qytetarëve të cilët, deshëm apo nuk deshëm, ajo ka reflektuar në masë të madhe në shtyrjen e mëtejme të disa proceseve të cilat ishin, duke përfshirë këtu edhe këtë të fundit, procesin e MSA-së, procesin e liberalizimit të vizave dhe çështjet e tjera për të cilat ne kishim marruar obligimet ndërkombëtare, si shtet, duke përfshirë edhe reformat e brendshme”, ka thënë Jahjaga. për agjencinë shtetërore të lajmeve të Turqisë, “Anadolu Agency”.

Ndërsa, duke folur për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcë të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe vështirësive eventuale që, mospjesëmarrja e deputetëve të Listës Serbe në punën e institucioneve të Kosovës mund të shkaktojë, Jahjaga  ka deklaruar se çështja e transformimit të FSK-së nuk është vetëm obligim i kësaj Qeverie dhe kësaj përbërje të Kuvendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)