Jahjaga bëri homazhe në Prishtinë, Prekaz, Gllogjan dhe Gjakovë
Prishtinë, 17 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri sot homazhe dhe vuri kurorë lulesh para varrit të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Erdha sot këtu për të bërë nderimin tim shtetëror, nderimin tim institucional për presidentin e parë të Kosovës, presidentin historik, arkitektin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili vendosi aleancën dhe miqësinë e përjetshme të popullit të Kosovës me SHBA dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, deklaroi ajo pas homazheve.
Në nderim të figurave të rëndësishme kombëtare, në përvjetorin e tetë të pavarësisë, Presidentja Jahjaga bëri homazhe edhe para shtatores së Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, në Kompleksin Memorial në Prekaz, në kompleksin memorial në Gllogjan dhe në kompleksin e dëshmorëve në Gjakovë.