Jahjaga bënë thirrje për zgjedhje të qeta dhe demokratike
Prishtinë, 1 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga bëri thirrje për zgjedhje të qeta, fer dhe demokratike. Ajo tha se këto zgjedhje janë test për të dëshmuar demokracinë në vend. Ajo shprehu besimin e saj se procesi zgjedhor do të përfundoj mbarë.
Edhe një herë bëjë thirrje që këto zgjedhje të jenë të lira, të jenë zgjedhje demokratike në frymën e shtetit të cilin po e ndërtojmë,duke plotësuar edhe standardet më të larta. Ky është edhe një vazhdim i testit për pjekurinë tonë demokratike edhe si shtet edhe si shoqëri. Dhe, unë besoj që ne do të dëshmojmë përkushtimin tonë që ta përmbyllim me sukses këtë proces.