01 Maj 2025

Jahjaga: Asociacioni prodhon efekte juridike në rendin kushtetues

Prishtinë, 11 nëntor - Janë ngrirë të martën të gjitha veprimet përkitazi me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, mekanizëm për të cilin presidentja Atifete Jahjaga ka gjykuar se prodhon efekte juridike në rendin kushtetues.

Veprimet janë pezulluar për një periudhë 2-mujore, shkruan sot Koha Ditore.

Është Gjykata Kushtetuese ajo që ka miratuar masë të përkohshme në lëndën e ngritur nga presidentja Jahjaga, nëpërmjet së cilës është kërkuar vlerësimi i përputhshmërisë së Marrëveshjes mbi parimet e përgjithshme për themelimin e Asociacionit.

Në kërkesën adresuar Kushtetueses, dokument ky që është mbajtur në konfidencë, Jahjaga i është referuar Asociacionit me “entitet juridik”. Në të është dhënë gjykimi edhe për pasojat kushtetuese të marrëveshjes për mekanizmin ombrellë të komunave me shumicë serbe.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)