21 Janar 2025

Jahjaga apelon: Formojini institucionet

Prishtinë, 11 shtator -  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë thirrje që të formohen sa më shpejtë institucionet e vendit, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ajo ka deklaruar se formimi i shpejtë i institucioneve do të garantojë funksionimin demokratik të shtetit dhe do ta tregojë aftësinë për t’i menaxhuar krizat dhe gatishmërinë për të gjetur vet zgjidhjen.

“Po hyjmë në një periudhë të rëndësishme dhe vendimtare për shtetin tonë të përbashkët. Në një fazë kur duhet të tregojmë pjekurinë tonë politike dhe kulturën demokratike dhe kur duhet të avancojmë proceset tona të brendshme si dhe në raport me bashkësinë ndërkombëtare.

Krijimi shpejt i institucioneve tona do të garantojë funksionimin demokratik të shtetit, do të tregojë aftësinë tonë për të menaxhuar krizat dhe gatishmërinë tonë për të gjetur vetë zgjidhjet që do të çojnë drejt përmbushjes së pritjeve të qytetarëve tanë për një shtet të përparuar, të përgjegjshëm dhe të respektuar si dhe pjesë të familjes euroatlantike”, është shprehur Jahjaga gjatë takimit të Këshillit Konsultativ për Komunitete. 

Jahjaga, ka bërë me dije se garantimi i funksionimit demokratik të institucioneve nuk nënkupton imponimin e zgjidhjeve nga një institucion tjetër e as më pak ndërhyrje për të instaluar praktika jokushtetuese në vendin tonë.

“Garantimi i funksionimit demokratik të institucioneve, nuk nënkupton imponimin e zgjidhjeve nga një institucion tjetër dhe aq më pak ndërhyrje për të instaluar praktika jo kushtetuese në vendin tonë. Kosova është demokraci parlamentare dhe përgjegjësitë e secilit institucion janë të ndara dhe të përcaktuara me Kushtetutë.

Po aq sa janë të përcaktuara edhe mandatet dhe kohëzgjatja e secilit prej institucioneve! Por ne do t’i bashkërendojmë veprimet tona për të mirën e vendit, duke ruajtur autonominë e secilit prej institucioneve tona, dhe duke garantuar funksionimin më të mirë të tyre”, ka thënë Jahjaga.

 
Sipas saj, zgjidhja duhet të gjenden në mesin e atyre që kanë marrë votën e popullit dhe që kanë përgjegjësi ndaj votuesve të tyre. Këto porosi Jahjaga i ka bërë në takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete. 


“Ne duhet të mësohemi të jemi përgjegjës, të përgjegjshëm dhe llogaridhënës përpara qytetarëve tanë. Duhet të mësohemi se Kushtetuta dhe ligjet e vendit janë ato që e bëjnë shtetin dhe ne të gjithë duhet ta kuptojmë se demokracia ka rregulla që duhet të respektohen. Prandaj, zgjidhjet gjenden në mesin e atyre që kanë marrë votën e popullit, në mesin e atyre që kanë përgjegjësi përpara votuesve të tyre, përpara qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar presidentja Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)