20 Janar 2025

Jahjaga: 17 Shkurti, dita më e shënuar e historisë së Kosovës

Prishtinë, 17 shkurt -  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka deklaurar se Kosova sot është një demokraci e sfiduar dhe ka kërkuar se duhet më shumë guxim dhe vullnet për të ecur përpara.

Ajo nga sheshi “Zahir Pajaziti” ku po mbahet manifestimi qendror për 8-vjetorin e Pavarësisë ka thënë se Kosova është një realitet i pakthyeshëm pas një luftë të gjatë.

Sipas Jahjagës, Kosova do të ketë miqësi të përjetshme me aleaten e saj SHBA-të. Ajo ka thënë se  Kosova sot është një demokraci e sfiduar dhe ka kërkuar se duhet më shumë guxim dhe vullnet për të ecur përpara.

“Kjo është dita më e shenduar e historisë së Kosovës që përmbledh sakrificën e gjeneratave të tëra për një shtet. Kjo është dita e Kosovës ku kremtojmë liri\", ka theksuar ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)