19 Maj 2024

Jahajga e Thaçi: Zbatimi i IBM është sukses i përbashkët

Prishtinë,  31 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, patën sot një takim në të cilin bashkëbiseduan për punën dhe aktivitetet që i zhvilluan gjatë këtij viti, për të arriturat e Kosovës në planin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si dhe për aktivitetet, bashkëveprimin dhe koordinimin institucional gjatë vitit 2013.

Presidentja dhe Kryeministri e mirëpritën  fillimin e punës së kontrollit të menaxhimit të kufirit ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, duke e konsideruar këtë një sukses të përbashkët dhe një zbatim të standardit evropian, në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve që është në interes të të gjithë qytetarëve dhe që ndihmon vendet e rajonit në rrugën e integrimeve evropiane dhe që forcon paqen e stabilitetin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)