Jagxhillar: Ska kuptim të shkohet në zgjedhje
Prishtinë, 12 gusht - Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Jagxhillar, ka vlerësuar se nuk ka kurrfarë kuptimi që Kosova të shkojë përsëri në zgjedhje.
Edhe nëse shkohet në zgjedhje, rezultati zgjedhor nuk do të jetë më ndryshe se ai i zgjedhjeve të 8 qershorit, ka deklaruar Jagxhillar në një intervistë për Epokën e re.
Ai ka thënë se për tiu shmangur zgjedhjeve liderët e partive politike duhet të ulën dhe të gjejnë një zgjidhje të qendrueshme për formimin e institucioneve. Sipas, Jagxhillarit në këtë fazë Kosovës i duhet një qeveri e gjerë.
Ndoshta do të ishte mirë të bëhej një koalicion i gjerë qeverisës, është shprehur Jagxhillar. etj.
/Epoka e re/