Jacobson vlerëson të suksesshëm procesin zgjedhor
Prishtinë, 4 nëntor - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, i ka vlerësuar zgjedhjet vendore në Kosovë si përgjithësisht të suksesshme.
Në rrjetin social Twitter, zonja Jacobson ka thënë se duke lënë anash Mitrovicën e Veriut, SHBA-të kanë vërrejtur probleme të vogla teknike dhe shumë profesionalizëm e entuziazëm në mbarë Kosovën.