Jacobson viziton Zveçanin
Zveçan, 23 janar - Ambasadorja amerikane në Kosovë, Treacy Jacobson dhe drejtoresha e USAID-it, Maureen A. Shauket, vituan të enjten Zveçanin. Ato ishin tek përfituesit e tri granteve të përkrahura nga USAID-i.
Këto para që janë ndarë si grante nga USAID, më saktësisht shkuan për studion fotografike KEKA, e cila u përkrahë nëpërmjet një granti me vlerë prej afro 32,000 dollarësh amerikan.
Projekti i dytë, përfituesit e të cilit u vizituan nga ambasadorja amerikane, është inaugurimi i projektit 79,302 dollarësh, të drenazhimit të ujit në fshatin Doljane si dhe i treti është inaugurimi i një fushe sporti në Banjskë, ku granti prej 63,357 dollarë, u shpenzua në ndërtimin e fushës së re sportive për ti shërbyer nxënësve të shkollës dhe komunitetin.