Jacobson uron Mimoza Kusari-Lilen dhe Shpend Ahmetin
Prishtinë, 2 dhjetor - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka përgëzuar popullin e Kosovës për përfundimin e procesit zgjedhor.
Por urimet më speciale, diplomatja amerikane i ka rezervuar për dy kryetarët e rinj të zgjedhur: Mimoza Kusari- Lilën në Gjakovë dhe Shpend Ahmetin në Prishtinë. Ajo ka përkujtuar se që të dy janë të shkolluar në Amerikë.
Urime popullit të Kosovës të cilët bënë që zërat e tyre të dëgjohen në zgjedhjet lokale demokratike.
Urimet më ë mira për Kryetarët e zgjedhur të Komunave, me shpresën për llogaridhënie ndaj zgjedhësve. Komunat nuk u përkasin partive, por qytetarëve.
Një Urime speciale për kryetaren e parë femër, Mimoza Kusari. E di se ajo do të jetë lidere bashkëpunuese dhe llogaridhënëse.
Dy nga Kryetarët e zgjedhur të rinj, Mimoza Kusari- Lila dhe Shpend Ahmeti janë të diplomuar në programet amerikane, ka shkruar Amabsadorja Tracey Ann Jacobson në profilin e saj në Twitter.