13 Maj 2025

Jacobson: Të dyshuarit, larg posteve publike

Prishtinë, 30 dhjetor - Ambasadorja amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson në një editorial shkruar për numrin festiv të gazetës \"Kosova Sot\", ka thënë se për të tërhequr investime që krijojnë vende pune, Kosova duhet të vazhdojë jo vetëm që ta kontrollojë korrupsionin, por ta zvogëlojë edhe perceptimin në dukje të korrupsionit.

Një mënyrë për ta bërë këtë, ambasadorja e SHBA-ve ka thënë se zyrtarët publikë, që përballen me aktakuza nga Gjyqësori i pavarur, duhet të hiqen nga postet e tyre, kurse në krye të institucioneve publike duhet të jenë persona të kualifikuar.

“Ne presim që vazhdojmë punën e rëndësishme të forcimit të institucioneve të sundimit të ligjit të Kosovës edhe në vitin 2014, përfshirë edhe përmes programeve nga Departamenti i Drejtësisë dhe i Thesarit, si dhe pjesëmarrjes sonë në EULEX”, ka thënë Jacobson. /Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)