Jacobson takon liderët, tema zgjedhjet
Prishtinë, 29 maj Tre liderët e partive më të mëdha të vendit, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Ramush Haradinaj, janë takuar sot në mëngjes me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në rezidencën e kësaj të fundit.
Edhe pse liderët nuk u prononcuan para kamerave, zëdhënësja e LDK-së Vjosa Osmani, ka thënë se në takimin që zgjati rreth një orë, temë ishte mbarëvajtja e fushatës zgjedhore, si dhe u tërhoq vërejtja që gjatë fushatës të mos përdoret gjuhë e ashpër dhe ofenduese.
Ne takim ishte i pranishëm edhe shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar si dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke, Mahir Jagcilar. (klankosova)