Jacobson shpreson për përfshirje gjinore në qeverinë e ardhshme
Prishtinë, 21 nëntor - Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka shfaqur shpresën për përfshirje të gjinive në qeverinë e arshshme të Kosovës.
Shpresoj se përfaqësuesit e grupeve punuese të LDK-së dhe PDK-së do ta njohin vlerën e përfshirjes gjinore për qeverinë e ardhshme, ka shkruar ambasadorja Jacobson në rrjetin Twitter, dhe ka theksuar se diversiteti është baras me fuqi.